Prej disa javësh, reperi i njohur kosovar, Gjiko paralajmëroi rikthimin e tij me 12 këngë të reja. Me anë të disa postimene vë ‘Instastory’, Asdreni lajmëroi se të gjithë reperët e tjerë duhet të bëheshin gati për atë që po sillte kësaj here artisti. Ndërsa pak minuta më parë ai ka treguar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, blerjen më të fundit.
“Kjo bombë ka qenë e planifikuar. Eja te babi vogëlush”, ka shkruar Gjiko krah fotove të makinës së markës së njohur ‘Porshe’, në ngjyrë të zezë. Mesa duket Gjiko nuk e ka ndërmend të ndalet kur vjen puna tek blerjet e kushtueshme, pasi vetëm disa muaj më parë ai bleu një jaht të cilin e kishte dëshiruar prej kohësh. Me siguri edhe automjeti i ri e ka lumturuar pa masë reperin, i cili duket se e kishte planifikuar këtë gjë kohë më parë.
Kujtojmë se këtë periudhë Gjiko nuk ka sjellë projekte të shumta muzikore, pasi siç është vënë re dhe nga postimet e tij në ‘Instagram’, është gjendur më shumë pranë djalit të tij të vogël, Zërit.