Brighton & Hove Albions nuk do ta kenë të lehtë rikthimin në fushat e blerta.
Premierliga po vazhdon të ndjek planin për rifillimin e sezonit, por rezultatet e testeve të lojtarëve nuk po shkojnë sipas këtij plani.
Skuadra e Brighton & Hove Albions ka njoftuar për një tjetër rast pozitiv me Covid-19, që është i treti në skuadër.
Lojtari, emri i të cilit nuk është publikuar, do të karantinohet për 14 ditë, për t’u rikuperuar nga virusi.
Pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojnë stërvitjet, në seanca individuale.
Dy lojtarë të tjerë, që gjithashtu nuk janë emëruar, ishin prekur me Covid-19 më herët, por tashmë thuhet se janë të rikuperuar.