E mbani mend “Melin”, kështu duket tani si 40 vjeçare

0
Gjigandi

Aktorja duket në formë të mirë “O Clone” ka qenë njëri ndër serialet më të shikuara në mbarë botën. Me ngjarjet dhe personazhet e shumta, “O Clone” ka rrëmbyer zemrën e publikut, kudo ku është transmetuar.

Njëra ndër aktoret e njohura të serialit ka qenë edhe Debora Falabella apo e njohur me rolin e “Melit”, vajzës, e cila ishte ndikuar nga shoqëria e keqe dhe kishte përfunduar si e varur nga droga. Në kohën kur kishte filluar xhirimet seriali, aktorja ka qenë në moshën 22 vjeçare dhe ka pasur pamje mjaft mbresëlënëse.

Ndërsa, sot aktorja ka 40 vjet dhe ndonëse kanë kaluar 18 vjet nga seriali, Falabella nuk duket se ka pësuar ndryshime të mëdha në fizik. E bukur dhe e ëmbël ajo duket edhe sot. Kjo shihet nga imazhet e shumta që “Meli” ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në instagram, ku numëron 954 mijë ndjekës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@grupo3deteatro ❤️

A post shared by Débora Falabella (@deborafalabellaoficial) on Jun 15, 2019 at 6:51pm PDT

Débora Lima Falabella është aktore e njohur braziliane, e cila është lindur më 22 shkurt të vitit 1979. Ajo njihet për një numër të madh rolesh, një ndër të cilët është edhe roli i “Melit” nga seriali “O Clone”. ”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu