Mario Goetze është shumë pranë transferimit në Spanjë. Heroi i finales në Kupën e Botës në Brazil u largua nga Borusia e Dortmundit në fund të këtij sezoni për të nisur një aventurë të re.
Monaco, Interi, Milani dhe Sevilla kanë shfaqur interes për 28-vjeçarin, por duket se klubi spanjoll është më në avantazh për ts transferuar yllin gjerman.
Goetze kërkon t’ua vërtetojë të gjithëve se mund të luajë ende në nivele të larta, edhe pse në muajt e fundit nuk e ka treguar formën e mëparshme.
Kjo nxiti edhe largimin e tij nga verdhezinjtë e Dortmundit të cilët nuk e konsideronin më lojtarin në planet e tyre.
Me ardhjen e Halandit, gjermani kishte pak hapësira në skuadër.