Olivia Cuid, nga Kanadaja, është stomatologe e cila në rrjetin social ‘Tik-Tok’ ka treguar se si të vihet më mirë maska e zakonshme kirurgjike, në mënyrë që të ketë efikasitetin e njëjtë me atë të mjekëve, që njihet si maska N95.
Shumica e njerëzve, bën me dije ajo, posaçërisht ata me fytyrë të imët, kanë problem me maskat, pasi që anash shfaqen zbrazëti si pasojë e asimetrisë së fytyrës në raport me maskën.
Megjithatë, mjekja ka një zgjidhje lidhur me këtë problem, transmeton lajmi.net.
Këto janë rekomandimet e saja:
– Para së gjithash, lani duart, pasi maska duhet vendosur vetëm kur janë duart plotësisht të pastra.
– Lakojeni maskën për së gjati në gjysmë.
– Lidhni një nyjë në llastik, sa më afër maskës.
– Hapni maskën.
– Zbrazësia e vogël e cila do të shfaqet futeni nga se cila anë.
– Në mungesë të maskës N95, kjo mund të shërbejë si alternativë e mirë, ka bërë me dije Olivia.