‘E kam lakun në fyt, më ndihmo’ Dy miqtë sherr live për borxhet

0
31
Gjigandi

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy shokëve. Shkak për mosmarrëveshje midis tyre është bërë një shumë parash që Arbeni i dha shokut të tij Albertit.

Nuk e dinte problemin e mikut të tij, por pasi ai iu lut dhe i premtoi se do ia kthente brenda një afati të caktuar vendosi që t’i jepte shumën që i kërkoi.

Gjithçka u bë në mirëbesim dhe pa asnjë kontratë, por që nga ajo ditë Arbeni nuk i mori më lekët dhe kjo gjë i solli dy miqtë përballë njëri-tjetrit në seancën e ndërmjetësimit.

Arben: Historia ime me të nderuarin, se më takon tani ti them ish sepse kemi qenë miq të vjetër, por kur ndodhin probleme të kësaj natyre fillojnë zbehen gjërat, ftohen gjërat edhe detyrimisht na lind ajo fjala ish përpara. Megjithatë jo gjithçka mori fund, them se do ta zgjidhim. Kam një histori me të para një viti, diku nga fundi i Qershorit të vitit të kaluar më kërkon ca para borxh. I them Berti si e ke problemin më thuaj? Kam një hall shumë të madh më tha dhe dua të ma zgjidhësh. Duke u nisur nga historia e vjetër 20-vjeçare, kishim pirë kafe disa herë bashkë.

Eni Çobani: E besove?

Arben: Po unë e besova se m’u duk djalë i mirë, i qetë, pa ditur problemet e tij. Djalë që punonte në Greqi dhe sa herë vinte takoheshim pinim kafe, ndonjë kontakt kushedi se çfarë nuk kishim, por kur takoheshim. Megjithatë unë i them: Berti unë jam në hall për vete sepse siç kërkon ti borxh edhe unë diku ka marrë borxh, se të gjithë me halle jemi, po problemi është se meqënëse më thua e kam lakun në fyt, kur do m’i japësh? Më tha mua nuk do të t’i vonoj më shumë se Shtatori, maksimumi në Tetor. Megjithatë me të bukur mend, unë mendova në darkë kur të tjerët më kanë ndihmuar mua, u kam shtrirë dorën, pse mos ta ndihmoj dhe unë.

Eni Çobani: Bravo ke treguar vërtet një dashamirësi.

Arben: Takohemi dhe i thashë i ke gati ato, por një gjë lekët? Fundi i Shatorit, fillim i Tetorit më tha. Thashë të bëj ndonjë shkresë, nuk kam pse bëj shkresë me këtë, i besova jashtë mase.

Albert: O Beni po…!

Arben: Të lutem ta mbaroj unë historinë njëherë o zotëri…

Albert: Ore po mund ta gjenim edhe bashkë ne, s’ishte nevoja të vinim këtu për këtë çështje.

Arben: Ore je ti borxhli tek mua, jo unë tek ty, kështu më lër ta tregoj unë historinë pastaj llafos ti, këndo ti si të duash. Unë këtë këngë di të këndoj dhe këtë valle di të hedh. Megjithatë prit Shtatorin, prit Tetorin, le lekët që s’po i shikoja, por s’po shikoja as Bertin. Thashë si ka mundësi ky se ne takoheshim sa herë vinte, uleshim pinim kafe.

Eni Çobani: Pra ti e respektove kohën që i the?

Arben: Po!

Eni Çobani: Berti ku ishte ndërkohë?

Albert: Unë në atë kohë kam qenë me punë në Greqi.

Eni Çobani: A i kishe lënë një kohë zotërisë?

Albert: I kisha lënë dhe mua nuk më ecën punët ashtu siç i planifikova.

Arben: Planet e tua i bën ti o zotëri, nuk i bëj unë si të ecin punët ty. Unë nuk përgjigjem për ecurinë e punëve të tua.

Albert: Unë nuk t’i mohoj ato që të kam marrë.

Arben: Mua kjo më jep besim që t’i të m’i kthesh paratë, se po të m’i mohoje do kishim tjetër rrugë bashkë. Nuk ta them për presion, sepse nuk është ndonjë kështu, por lekët janë të miat është djersa dhe gjaku im, që unë kam kursyer një mijë lekë, i mblodha për t’i çuar diku, më qave, m’u shtrive tek pargu i derës, më the më jep lekë të dhashë.

Albert: Unë borxh do t’i marr nga të tjerët dhe do t’i jap ty.

Arben: Nuk e di, ajo është tjetër problem. Berti më ke mashtruar. Megjithatë të mbaroj muhabetin.

Albert: Ke dhe pak të drejtë ti, se nuk e di problemin tim prandaj.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu