Aksidenteve në Tiranë nuk i shpëtojnë as makinat e policisë.
Mëngjesin e sotëm automjeti i policisë është aksidentuar me një mjet tjetër të llojit “Opel”.
Aksidenti ka ndodhur në Porcelan dhe mjeti i oficerëve të policisë është marrë me një karrotrec.
Nga përplasja e dy makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme matriale.