Pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit ka ndodhur një aksident I rëndë ku dy makina dhe një motor janë përplasur.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka përfunduar poshtë makinës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të “Nënkalimit” dhe drejtuesi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar fraktura të rënda.