E bija i vdiq tek Infektivi nga COVID-19, flet babai i 34- vjeçares

0
Gjigandi

Pasi i vdiq vajza 34- vjeçare në spitalin Infektiv nga COVID-19, edhe babai i saj nga Librazhdi ka rezultuar pozitiv.

I ftuar në emisionin ‘Zemër e Hapur’ të Evis Ahmetit në News 24 ka bërë me dije se e ka bërë tamponin dhe është i vetmi nga familja që rezulton pozitiv.

”Edhe unë bëra një tampon dhe rezultova pozitivë. Por unë nuk kam asnjë shenjë, as kam lëvizur nga shtëpia. Bashkëshortja ndërroi jetë në 2009, edhe unë i shërbeja por edhe ajo më shërbente mua. Ishim të dy për njëri tjetrin.”- tha babai i viktimës.

Ndërkohë vëllai i saj, tha se babai i tij është infektuar pasi shoqëroi 34- vjeçaren nga Elbasani në QSUT, tek ky i fundit ku mori dhe COVID-19. Vëllai i viktimës shpreh kritikat e tij për stafin e QSUT ku thotë se nuk u kujdesë fare për motrën e tij dhe iu desh ta ndihmojë vetë. Ai shton se pa lekë askush nga stafi mjekësor nuk të ndihmonte tek QSUT.

”Motra që në moshën 15 vjeçare u diagnostikua me sëmundjen e diabetit, ajo e vuajti shumë këtë gjë. Ne mundoheshim ta ngushllonim gjithmonë sepse ajo e vuante shumë. Ajo u rëndua shumë kohët e fundit, bënte insulinë por më parë jo nuk bënte. Por kohët e fundit u rëndua gjëndja, nee çuam në qëndrën shëndetësore të Librazhdit, nga aty na nisën për në spitalin e Elbasanit. Motra mbante gjithë mjetet e duhura për tu ruajtur, të gjithë ne si familje kemi mbajtur maska, doreza. Motra nuk dilte, ajo bëntevetëm vizitat për mjekimin që merrte.Kur e çuam në Elbasan, ajo nuk kishte as kollë as temperaturë, madje edhe kur e çuam në Tiranë ata nuk dyshuan fare për virusin. Tamponi i është bërë kur u trasferua nga reanimacioni për në infektiv. Motra u infektua në QSUT, sepse nëse ajo do na kishte infektuar edhe ne. Deri më sot ne rezultojmë vetëm babi pozitiv. Por babai e ka shoqëruar gjatë kohës nga spitali Elbasanit drejt spitalit QSUT”, rrëfen i vëllai.

RonaTyra

Më tej ai shton se  “kur unë u gjenda te spitali, më njoftoi një infermiere, duke më thënë se nuk duhet të afrohesha pasi motra kishte rezultuar pozitivë. Por për kêtë sjellje të spitalit kam shumë për të thënë. Ajo infermierja më tha mos u afro fare, jam shumë i pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi i tyre. Një shërbim zero nga kjo anë.Stafi mjeksor nuk ka shërbyer, madje janë larguar dhe nuk janë afruar fare, kjo zgjati nga ora 6 e pasdites deri në 12 të natës. Ato silleshin shumë keq me mua. Një moment vjen infermierja dhe më thot që do ta trasferojmë motrën te infektivi. Por mua më lanë ta merrja vetëm pa asnjë ndihmë nuk më dhanë, e kam ngritur vet në barrelë, sepse nuk afrohej askush”.

Ai thekson se  “Motrës nuk i thash asgjë, më vinte jashtë mase keq. I thash motrës që do jesh në një spital tjetër. Ajo nuk e mori vesh kurr,një ditë para se të vdiste motra na telefonoi një mjeke ku na tha që është rënduar gjëndja”.

“Motra kishte vështirësi në frymarrje. Atë ditë që e çova te infektivi e ushqeva me dirën time. Unë nuk ju ndava asnjë moment motrës, ajo shpresonte se do bëhej mirë dhe nuk shprehu ndonjë dëshirë. Ne bëjmë një jetë fshati, unë më shumë punoj në emigrim. Unë i kam qëndruar afër babait edhe motrës,ajo ishte shumë optimiste. Ajo vdiq pa asnjë nga ne afër, sepse nuk më lejuan të qëndroja afër. Brenda në spital që nga roja e derës e deri te mjekët nëse nuk ju jepje lekë nuk të shërbenin.”- tha vëllai.

Drejtori Agjencisë së Stop Krimit, Fatmir Sena thotë në emision se është gati të ndihmojë me ushqime dhe nevojat kryesore që ka familja e cila ka humbur vajzën më të re nga COVID-19. Ai premton se Drejtoria do jetë afër kësaj familjeje.

”Unë i premtoj ushqime dhe çfardo nevojë tjetër që ka kjo familje. Ne do ti shkojmë afër kësaj familje dhe do shohim se çfarë nevoje do të ketë .”- Drejtori Agjencisë së Stop Krimit, Fatmir Sena.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu