Dyshimet/ Kjo mund te jete e verteta per kamionin ku mbeten pa jete 39 persona – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Banditët kinezë “Snakeheads” mund të jenë ata që qëndrojnë pas vdekjes së 39 migrantëve të gjetur të ngrirë në pjesën e pasme të një kamioni në Essex, Britani e Madhe.   Sipas mediave britanike, ata mund të kenë qenë organizatorët e udhëtimit, si pjesë e një rrjeti fitimprurës të kontrabandës në botë.   Ata, siç thuhet tutje, gjenden në rajonin Fujian të Kinës dhe kontrabandojnë klientët e tyre në vende më të pasura perëndimore si ato në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Australi dhe disa rajone më të afërta si Tajvani dhe Japonia.     Grupi i njerëzve të gjetur të vdekur dyshohet se ishin pre e bandës, të dëshpëruar për të shpëtuar nga jeta e vështirë dhe për gjetur një jetë më të mirë në Perëndim.   Dhe një burim tha se banditët e pashpirt nuk do të ndjehen keq për fatin e 31 burrave dhe tetë grave – por do të zemërohen me paratë që kanë humbur sepse nuk mbërritën ata të gjallë.   Shpresat e migrantëve vdiqën bashkë me ta, të bllokuar në një tmerr të paimagjinueshëm në një kamion frigorifer në një port në Essex, pasi udhëtuan 5,000 milje nga atdheu i tyre i varfër.   Shoferi i kamionit, Robinson, thuhet se është zbehur kur gjeti trupat e grumbulluar në rimorkio që po tërhiqte nga Purfleet në Grays.   Sipas Mirror, 25-vjeçari arriti të telefononte 999, por u arrestua nën dyshimin për vrasje. Por miqtë insistuan se ai nuk kishte asnjë njohuri se ai mbante një ngarkesë njerëzore të tragjedisë.   Po sipas Mirror, këta kontrabandues “ndjekin viktimat”, duke i joshur ata me premtimin e një jete më të mirë para se të paguajnë mijëra paund për të marrë udhëtime drejt perëndimit me një shërbim “fluturues” që kushton 30,000 funte.   Ata zakonisht fluturojnë nga rajoni Fujian i Kinës në Evropë, me të gjitha shpenzimet e paguara, pastaj vendosen në akomodim.   Pastaj vendosen në kamionë mallrash dhe drejtohen në errësirë, pa pajisje ushqimi, ventilimi, uji ose tualeti.  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu