Dy humbje jete në Spitalin Infektiv në 24 oret e fundit. Sipas ministrise betejen me Covid-19 e kane humbur një 59 vjecare nga Lushnja dhe një 77 vjecar nga Vlora.
“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.
Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.