I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka e ka uruar trajnerin Gianni De Biasin për marrjen e drejtimit të Azerbajxhanit.
Trajneri italian që shkroi historinë duke e dërguar Kombëtaren shqiptare në “Euro 2016” do të nis aventurë të re me Azerbajxhanin.
Ndërkaq, Duka i ka uruar suksese De Biasit duke thënë se ai gjithmonë do ta ketë një vend special në historinë e futbollit shqiptar.
Postimi i plotë i Dukës:
“U gëzova shumë kur mësova lajmin se Gianni De Biasi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares ë në kompeticionet ndërkombëtare.
Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e EURO 2016. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e FSHF-së dhe përfaqësueses shqiptare. Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!”.