Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, kohët e fundit ka qenë e izoluar për shkak të pandemisë coronavirus.
Përkundër kësaj, ajo nuk i ka lënë anash postimet nga më të ndryshmet që tregonin rrjedhën e përditshmërisë së saj gjatë asaj kohe.
Sikurse një pjesë e madhe e popullsisë, duket se edhe Dua ka vendosur të startojë pushimet në një vend mjaft tropikal.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe me të dashurin e saj, ndërsa bën të ditur se gjendet në ishujt Karaibe.
“Izolimi në ishull”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Në mesin e disa imazheve, në njërën prej tyre çifti i njohur shfaqen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa shkëmbenin puthje.

