‘Dritani nuk ishte ish i dashuri im , ai më kërcënonte ‘ – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Marsida Qatja flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo mohon që të ketë pasur lidhje intime me Haxhollin, ndërsa për policin Toçi thotë se e ka shok. “Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. Bledi tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja. Si ndodhi ngjarjaNjë i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q. “Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek. Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën. Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu