Një tërmet me magnitutë 3.2 i shkallës rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Detin Adraitik.
Më tej bëhet me dije se tërmeti ka qenë 36 kilomtera larg Tiranës dhe 18 kilometra larg Mamurrasit.
Deri tani nuk raportohen dëme materiale, pasi lëkundja nuk ka qenë shumë e fortë.