Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, ka hedhur hipoteza për arsyet se përse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk po firmos marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.
I ftuar në “Open” në Top Channel, Peza është shprehur se Basha nuk po firmos, që nesër të ketë alibi për humbjen e zgjedhjeve, ose sepse nuk është de facto lider i opozitës dhe nuk e gjuan topin vetë.
“Kemi një lojë politike nga ana e Lulzim Bashës dhe nesër të kenë alibi për humbjen e zgjedhjeve. Nuk e firmos sepse nuk është ai de facto lideri i opozitës, nuk e gjuan topin vetë“, tha Peza.
Shkruar nga: top-channel.tv