Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe e shoqja Fahriye Evcen e pritën me padurim mbërritjen e djalit të tyre. Ata u bënë prindër pas shumë vështirësive dhe një trajtimi mbi një vjecar! Përpjekjet e mëparshme për një fëmijë, ciftit të bukur i kishin rezultuar të pasuksesshme. Por tani po gëzojnë vogëlushin e tyre, e madje flitet se janë gati dhe për një bebe tjetër!
Fahriye Evcen së fundi kishte ditëlindjen dhe aktori I bëri një dhuratë mjaft të vecantë: një tortë ku ishte vendosur fotoja e saj me djalin.
Një gjest shumë i bukur, ndërsa në na ra në sy vec të tjerash, ngjashmëria shumë e madhe e të voglit me nënën e tij, e cila në fakt, është mjaft bukuroshe!
“Sa më shumë vite të lumtura si familje”-kishte shkruar ai në tortë, duke e emocinuar të shoqen.