Presidenti Ilir Meta nuk mundi t’i shmangej një komenti për datën e sotme që është edhe ditëlindja e PS dhe kreut të PD.
“Meqë më pyetët, për PS, i uroj për këtë ditë dhe i vlerësoj për gjërat pozitive që kanë bërë në hitsorinë e demokracise, uroj të jetë dhe një ditë reflektimi për ata që drejtojnë sot”, tha ai.
Një urim Meta e kishte edhe për Lulzim Bashën, që po ditën e sotme mbush 46-vjeç, ndërsa zbuloi edhe dhuratën që i kishte nisur. “Padyshim që kam nisur një urim dhe një shishe verë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë gëzuar dhe dy palët të reflektojnë dhe marrëveshje të tjera që të ndihmojnë integrimin” tha ai.
Burimi: top-channel.tv