Dijk vendos rekord historik te Liverpool

0
Gjigandi

Që nga ardhja e tij në vitin 2018, Virgil Van Dijk është bërë një nga shtyllat kryesore të Liverpool-it. Qendërmbrojtësi holandez është një lojtar kryesor për skemat e Jürgen Klopp, element thelbësor në sukseset e fundit të skuadrës angleze.

Për këtë, “Reds” dëshirojnë ta shpërblejnë performancën e tij të jashtëzakonshme me një rinovim kontrate, që do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e kampionëve të Europës në fuqi.

Siç thotë “The Sun”, marrëveshja për të zgjatur kontratën e 28-vjeçarit holandez është afër mbylljes. Van Dijk do të angazhohet edhe për pesë sezone, me pagë 13 milionë € në secilin prej tyre, shifër e paarritur asnjëherë më parë nga një lojtar i Liverpool.

Me rinovimin milioner të mbrojtësit qendror, Liverpool siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëve kryesorë të tij dhe heq përfundimisht tundimet që i vijnë futbollistit nga Paris SG, i cili do të ishte i gatshëm t’i ofronte 16 milionë € në sezon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu