Flori Mumajesi ka konfuzuar të gjithë fansat e tij këtë të dielë për një bashkëpunim të mundshëm me Alban Skënderaj.
Në fillim, këngëtari ka publikuar një foto me artistin 38 vjeçar ku shfaqen si të moshuar, teksa e ironizon për këngën e re të cilën nuk arritën ta bënin kurrë.
“Akoma edhe në këtë moshë vazhdon më tregon këngën e re, më fal ishte reagim spontan, se bëjmë dot! Ndoshta dhe mosha. Vazhdon më thotë po dëgjoje dëgjoje pak këngën time të 1873. Tani që kujtohem, po unë nuk dëgjoja mirë në rini jo më tani në këtë moshë prandaj po shkrihesha ndërkohë që luante një baladë prekëse,” shkruan Flori në postim.
Nuk ka pritur shumë dhe pak momente më vonë, Mumajesi ka postuar një tjetër video ku sqaron se ai dhe Albani nuk do të bashkëpunojnë kurrë pasi nuk ka ndërmend t’i lutet. Me shaka, ai thotë se fituesi i “Top Fest” ka qenë 100 herë në studion e tij për të regjistruar demo e asnjëherë nuk i ka kërkuar të realizojnë një projekt.
Megjithatë, duket se Flori dhe Albani po planifikojnë seriozisht një projekt muzikor, që me siguri do të kthehet në hit!