Padyshim, gjëja e parë që këshillohet për goditjen e dhjamit “kokëfortë” që grumbullohet në zonën e barkut dhe ijeve, janë ushtrimet fizike. Por ndërsa tek disa, “shëndeti” përhapet në mënyrë më uniforme, ka femra që vuajnë përqëndrimin e tij tek zona e barkut dhe i duket sikur as ushtrimet nuk ndihmojnë shumë.
Në këtë betejë, ka dhe një aleat tjetër: janë disa lloje ushqimesh që godasin pikërisht dhjamin e barkut dhe ijeve, të cilat e kanë tendencën të “tërheqin kile” ( e faj për këtë kanë dhe ndryshimet hormonale).
Konsumi i tepruar i alkolit, duhani, konsurmi i tepruar i ëmbëlsira e yndyrnave, favorizon pikërisht këtë grumbullim, por me pak vullnet, kjo gjë rregullohet. Si? Duke përdorur sa më shumë perime të stinës, mundësisht ato që mund të konsumohen dhe pa qenë nevoja të zjehen sepse kanë fibra që ngadalësojnë tërheqjen e sheqernave dhe yndyrës, pa llogaritur pastaj sa të pasura janë në minerale, vitamina e anstioksidantë. Rekomandohet po kështu të konsumohet mishi i bardhë, ai i pulës e gjelit, edhe mishi i vicit, sardelet dhe vezët. Lejohen edhe disa ushqime që kanë yndyrë e sheqer por konsiderohen “ të mira” si frutat e thata, vaji i ullirit, salmoni dhe avocado, së bashku me drithërat integrale.