Sipas Univision, ka detaje të reja që janë zbuluar për lidhjen e re të Gerard Pique.
Ka më shumë thashetheme për ‘miken speciale’ të futbollistit të Barcelonës, siç përshkruhet në disa gazeta.
Mediat e huaja këtë periudhë raportuan se një vajzë e re ka ndërhyrë në mes të çiftit të profilit të lartë, derisa erdhi deri tek ndarja e tyre.
Sipas gazetareve Laura Fe dhe Lorena Vazques, Pique u takua me ‘partneren e re’ shumë herë që nga njohja e parë.
La Traviesa një klub nate i famshëm, ishte vendi i ribashkimit mes Pique dhe të dashurës së re.
E vendosur në Tuset, Barcelona, La Traviesa është i njohur në gjithë qytetin për jetën e natës dhe atë që zhvillohet brenda.
E dashura e re e yllit thuhet se fshiu rrjetet sociale, megjithëse burimet thonë se kishte më shumë se 300 postime në Instagram.
“Ajo është 22-vjeçare, është bionde, studente dhe modele eventesh.
Fa dhe Vazquez siguruan se emri i të dashurës së Gerard fillon me shkronjën C.
Shakira dhe Pique duhet theksuar se u ndanë pas 12 vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë.
/abc24.al/