Një qytetar nga Shkodra që i ka shërbyer për 6 ditë të vëllait, pozitiv me Covid 19 kërkon të bëjë tamponin.
Ai ndodhet jashtë ambienteve të Infektivit, ndërsa sqaron se i është komunikuar nga spitali që tamponi do t’i bëhet vetëm kur të ketë simptoma, pavarësisht kontaktit të tij të ngushtë me COVID 19.
“Kemi ditë që lutemi të na bëhet tamponi. Kam qëndruar 6 ditë pranë vëllait të shtruar në spitalin e Shkodrës ku pas analizës ka dalë pozitiv dhe ka 4 ditë i shtruar në Infektiv. I jemi drejtuar të gjitha institucioneve përfshirë ISHP. Na thonë që nuk bëjmë tampone pa patur simptoma të Covid 19.
Por ne jemi 7 familjarë që i kemi shërbyer tek koka të sëmurit në spitalin e Shkodrës dhe mund të jemi të infektuar pa simptoma dhe për rrjedhojë jemi kërcënim për familjarët tanë të afërm miq të njohur e të panjohur në Shkodër”,- tha ai për News24.