E rëndë në Vlorë! Punonjësit e OSHEE plagosin njëri-tjetrin me thikë

0
Gjigandi

Një punonjës i OSHEE-së në Vlorë gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me thikë kolegun e tij në lagjen ‘Uji i Ftohtë’

Burime për mediat bëjnë me dije N. Zh., ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin K. Sh., i cili ka përfunduar në spital dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

RonaTyra

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu