Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Demi Lovato, ka bërë të ditur se ndjehet mirënjohëse 2 vjet pas luftës së gjatë me substancat narkotike.
Ajo thotë se jeta e saj ka ndryshuar shumë pasi edhe u fejua me Max Ehrich.
“Sot është dita ime e mrekullisë. Jam kaq e lumtur që e kam një të tillë! Kjo ditë përfaqëson momentin kur mjekët tek Cedar’s Sinai shpëtuan jetën time. Mënyra se si ka ndryshuar jeta ime sot, shkon përtej çdo gjëje që kam imagjinuar.”
“2 vjet pas asaj dite të tmerrshme, u fejova me dashurinë e jetës sime. Mund ta them me siguri që tani ndihem e çliruar nga djajtë. Nga secili prej tyre. Këtë periudhë kam punuar me veten më shumë seç kam bërë gjatë gjithë jetës. Gjërat që dikur më demoralizonin për javë të tëra, apo edhe muaj kanë kaluar si stuhi tropikale tani, pasi lidhja që kam me Zotin më ka dhënë një siguri të pafundme”, ka shkruar Lovato në rrjetin social Instagram. Këtu keni linkun e postimit të këngetares.