Dëme të mëdha edhe në Kavajë, tërmeti bën të pabanueshëm pallatin – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Pasojave të tërmetit të djeshëm nuk i ka shpëtuar as Kavaja.
Edhe në këtë qytet, dëmet në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa në disa prej tyre jetesa në to për momentin duket mision i pamundur.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të publikuara në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha, dëmtimet në një prej pallateve të qytetit janë të mëdha.
Deri më tani në Kavajë si pasojë e lëkundjeve të tokës nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Termeti ka bërë të pabanueshme 15 banesa private dhe mbi 50 banesa në 15 pallate kanë nevojë për ndërhyrje pasi ka çarje dhe plasaritje të mureve.
Ndërkohë për familjet e prekura nga tërmeti në Golem të Kavajës ai konfirmon se brenda pak orëve do të mbërrijnë nga Tirana disa çadra për strehimin e përkohshëm të banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu