Deklarata e zëvendësministres, reagon Omonia: I pafalshëm, kemi të bëjmë me racizëm linguistik

0
Gjigandi

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia e ka kritikuar ashpër deklaratën e zëvendësministres së turizmit dhe mjedisit Ornela Çuçi.

Qëndrimi ka ardhur pas deklaratës së saj në RTV Ora ku tha se duhet të bojkotohen shërbimet në rast se iu ofrohen në gjuhën greke në jug të Shqipërisë.

Sipas kësaj organizate, ky qëndrim i zëvendësministres është diskriminues dhe i pafalshëm.

Në komunikatë kërkohet të dënohet kjo deklaratë pas një ekuivoki duke theksuar se kemi të bëjmë me një racizëm linguistik dhe antihelenizëm nga ana e saj.

Sipas tyre ky është një veprim i pafalshëm nga ana e një politikane të re me origjinë nga Gjirokastra e cila siç thuhet në deklaratë është ambjentuar me karakterin dygjuhësor të zonës.

RonaTyra

Në vend të kësaj deklarate, shprehet Omonia, pritej të jepej një mesazh cilivizues ndaj pyetjes së gazetarit.

Omonia e mbyll këtë komunikatë duke thënë se kjo mënyrë logjike dhe perceptimi i përfaqësueses së një institucioni të lartë të shtetit ndikon negativisht në vendin tonë pasi nuk ndihmon në integrimin e vendit, emancipimin e shoqërisë, prosperitetin e ekonomisë, madje as në mirëqënien sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu