Dasmat, live edhe në facebook / Shqiptarët nuk heqin dorë dhe nuk refuzojnë ftesat në kohë pandemie

0
Gjigandi

Në këtë klimë pandemie, dasmat ndalohen, në bazë të një Akti Normativ.

Por kjo nuk i ka penguar disa administratorë lokalesh. Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masën administrative gjobë, dy pronarë lokalesh, pasi organizuan dasma në ambientet që zotërojnë.

Edhe ndërsa filmonim në terren, një zotëri, hyn live nga një dasmë, ne facebook.

“Çiftet do martohen e popullsia do shtohet. Ata që shkojnë në dasmë, të venë me maska, por dasma të bëhet që çke me të.”

“Unë do të veja patjetër në dasmë nëse me ftonin.”

RonaTyra

“10 milionë lekë gjobë, janë sikur ta pushkatosh një biznes.”

“Nuk bëhet fjalë, të shkojmë në dasma dhe morte. Mua më kanë ndodhur ngjarje të tilla, por nuk kam vajtur”.

“Ne duhet të ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe jeta duhet të futet në rrjedhën e vet. “

“Duhet të jemi vetë ne qytetarët, që të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu