Premierliga ka njoftuar për rezultatet e fundit nga të testuarit për Covid-19.
Në kohën kur janë mbyllur të gjitha planet për rifillimin e sezonit dhe pritet rifillimi i ndeshjeve të para në Angli, rezultatet e Covid-19 po shqetësojnë ligën.
Pas 1200 testimeve për Covid-19, dy raste kanë rezultuar pozitive mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit në Premierligë.
Këto dy raste vijnë nga dy klube të ndryshme, dhe identiteti i të prekurve nuk është bërë i ditur.
Shtatë raundet e para të testimeve tregonin 14 raste pozitive dhe 7474 negative.