Prej kohësh në media po përflitet për shtatzëninë e Sara Hoxhës me partnerin e saj, Ledri Vulën.
Thuhet se dyshja është në pritje të një vajze, megjithëse nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm.
Mediat rozë vazhdimisht po publikojnë fotografi që ‘flasin’ për shtatzëninë e Sarës.
Së fundmi janë publikuar pamje nga një festë, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe Ledri me Sarën.
E veshur me një fustan lejla që i tregon barkun, ajo kërcen pranë partnerit dhe disa personave të tjerë dhe duket se shtatzënia e ka ndryshuar goxha.
Sara Hoxha
Ndërkohë, nëna e Ledrit ka paralajmëruar dasëm të madhe të Ledrit dhe partnerës së tij, menjëherë pas përfundimit të pandemisë.