Dalin detajet, çfarë ndryshon në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë

0
Gjigandi

Kodi Zgjedhor po ndryshon sërish dhe siç ka ndodhur herët e kaluara, partitë kryesore po bëhen bashkë për klauzolat e reja. Megjithatë këtë radhë, nuk janë vetëm PS e PD, por pjesë e tryezës është dhe LSI.

Ndryshimet që janë dakordësuar nga palët në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, pritet të kalojnë në Kuvend për miratim.

Sipas këtij drafti zgjedhjet zhvillohen brenda periudhës 15 prill-15 maj, ose në periudhën 15 tetor- 15 nëntor. Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet që të zhvillohen pranverën e vitit 2021.

KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk  kanë 30 % femra. Qeveria, 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj.

Katër muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dhe transmetimi në media është i ndaluar

RonaTyra

KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi. Kryekomisioneri do të ketë mandat 7 vjet. Nënkomisioneri 4 vjet, anëtarët e Rregullatorit 5 vjet, ndërsa të KAS, 9 vjet. Për zgjedhjen e këtyre 12 anëtarëve të rinj, PD do të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm.

Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh tre emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur.

Për zv.komisionerin, i dërguari i posaçëm zgjedh tre emra mes kandidatëve, deputetët fshijnë një. Kuvendi voton një nda dy emrat e ngelur.

Për KAS dhe Rregullatorin, i dërguari i opozitës cakton dy emra. 3 të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu