Dafina Zeqiri shumë shpejt vjen me një këngë të re.
Dafina Zeqiri së bashku me Ledri Vulën dhe Lumi B janë duke punuar në projektin e ri i cili besohet se mban titullin ‘Aman’.
Derisa po përgatitet për këngën e re, ajo në rrjetet sociale ka publikuar pamje se si do duket në klipin e ri.
Për njërën prej dukjeve në klip, artistja Zeqiri ka zgjedhur një fustan të shkurtër të dizajnuar nga Drenusha Xhara.