Është në rritje të vazhdueshme numri i personaliteteve të njohura shqiptare që kanë bërë thirrje drejt Apple që ta përfshijë Kosovën në hartën e vet.
Kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë në hartën e kompanisë së madhe botërore, ndërsa kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe Dafina Zeqiri.
“Apple po presim… Vendoseni Kosovën në hartë. Ky është një turpërim! Sidomos kur vjen nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si një shtet i shpallur më 17 shkurt 2008!)”.
“Jemi në vitin 2020… Pse ne nuk jemi tashmë në hartë?”, është pyetja e Dafinës drejtuar kompanisë së famshme.
Theksojmë që yje të shumta shqiptare – duke i përfshirë ato më në zë, Dua Lipa dhe Rita Ora – i janë bashkuar fushatës për ta bindur kompaninë Apple që t’i vendosë kufijtë e Kosovës në hartë.