Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i gjeneratës sipas bashkëlojtarit të tij, Mathijas De Ligt, transmeton Insporti.
Ylli portugez është në sezonin e tij të dytë në Juventusi, pasi u transferua nga Real Madridi për 100 milionë euro.
“Ronaldo është më i mirë i gjeneratës së tij dhe një shembull për tu ndjekur” – tha ai për Tuttosport.
“Unë gjithmonë përpiqem ta kopjoi atë çfarë ai bën pasi është 35 vjeçar dhe ka intensitet të çmendur”.
Holandezi ka folur edhe për të ardhmen e tij duke mohuar zërat se është afër largimit nga Torino.
“Jam shumë i lumtur në Torino, po stërvitem me lojtarë fantastik dhe jam duke u përmisuar çdo ditë. Gjithçka është në rregull këtu” – përfundoi ai.