Tullacët vdesin më shpesh nga koronavirusi

0
Gjigandi

Sipas një studimi të ri, tullacët kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të rëndë të Covid 19. Ajo që tingëllon si çmenduri, duket se është një realitet i hidhur

“Supozojmë se rënia e flokëve është një indikator i një rrjedhe të rëndë të sëmundjes”, përmbledh rezultatin e studimit të tij për Telegrafit.co.uk., studiuesi Carlos Wambier.

Sipas dermatologut në Universitetin Brown në shtetin amerikan të Rhode Island, marrëdhënia midis rënies së flokëve dhe rrjedhave të rënda të Covid-19 është aq e madhe, sa që rekomandon që tullacia të njihet si një faktor rreziku.

ëambier sugjeron që ky fenomen të quhet “Gabrin sign” – sipas Frank Gabrin, mjeku i parë tullac i cili vdiq në Shtetet e Bashkuara nga një infeksion me Sars-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, të dhënat kanë treguar se burrat kanë më shumë të ngjarë të preken më rëndë, sesa gratë. Deri më tani, studiuesit janë në mëdyshje për arsyen e saktë. Janë konsideruar faktorë të tillë si pirja e duhanit të shpeshtë ose ndryshimet në sistemin imunitar.

RonaTyra

Ekzistojnë dëshmi në rritje që androgjenet (hormonet seksuale të mashkullit siç është testosteroni) jo vetëm që luajnë një rol në humbjen e flokëve, por edhe në aftësinë e koronavirusit për të sulmuar qelizat. “Ne besojmë se androgjenët ose hormonet mashkullore janë padyshim vrima që virusi të hyjë në qelizat tona”, tha Wambier për “Telegraph”.Rezultatet e studimit konfirmohen nga punime të tjera shkencore. Studimet nga Spanja tregojnë se deri në 79 për qind të të gjithë meshkujve pacientë me Covid 19 që duhej të shtroheshin në spital, ishin tullacë. Një lidhje e ngjashme është gjetur tek gratë që vuajnë nga humbja e flokëve të lidhur me androgjenet.

Nëse indikacionet janë kondensuar, trajtimi mund të fillohet atje. Kështu që do të ishte e mundur të shtypen këto hormone dhe kështu të ngadalësohet mllefi i virusit në trup.

Sipas studiuesve, studimet e mëtejshme janë ende të domosdoshme, por lidhja është shumë premtuese. Kjo sugjerohet edhe nga një hetim nga Italia: Sipas kësaj, burrat që marrin ilaçe që përmbajnë androgjen për kancerin e prostatës, kanë katër herë më pak të ngjarë të infektohen me Sars-CoV-2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu