”Cristiano nuk është arrogant, një top lojtar që mbështet të gjithë”

0
Gjigandi

Portieri i Genoa, Matteo Perin thotë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ‘nuk është arrogant’ dhe ‘një top lojtar i vërtetë, që është gjithmonë në vendin e duhur për të gjithë’.

27-vjeçari ka mbajtur tre porta të paprekura në nëntë ndeshje që nga kthimi i tij në Genoa, duke rikthyer pozicionin e startuesit, por ai ishte vetëm disa hapa larg nga një transferim në skuadrën portugeze Benfica verën e kaluar.

Pasi u bë zgjedhja e tretë në ‘Allianz Stadium’, Perin kërkoi një sfidë të re dhe zbulon sesi Ronaldo e ndihmoi atë gjatë transferimit të mundshëm në Lisbonë.

“Ronaldo nuk është mendjemadh”, tha Perin në një bisedë me ish-portierin e Genoas Roberto Stillo në Instagram. “Në verë, kur mund të nënshkruaja për Benficën, gjë që nuk ndodhi, ai më ndihmoi të gjeja një shtëpi”.

”Ai më tha që po bëja një zgjedhje të shkëlqyeshme dhe foli shumë për mua. Në dhomën e zhveshjes, ai është gjithmonë në vendin e duhur për të gjithë. Ai është një top lojtar i vërtetë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu