Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara në Fier, është mbyllur pasi ka familjarë të rasteve pozitive te Agjencia e Kadastrës.
Zyrat e Adisa në qytetin e Fierit do të qëndrojnë që mbyllura deri në fund të kësaj jave.
Deri më tani në Agjensinë e Kadastrës në Fier janë regjistruar 7 punonjës të infektuar me Covid-19.
Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 4 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 119 raste të reja.