Ceca – Duas: “Vogëlushe, rri urtë”

0
Gjigandi

Postimi i Dua Lipës në Instagram me flamurin e Shqipërisë së Madhe nuk e la pa reaguar as këngëtaren serbe, Ceca Raznatoviq, e cila njëkohësisht është edhe ish bashkëshorte e kriminelit të njohur serb me nofkën Arkan.

E intervistuar për këtë çështje nga gazeta serbe “Alo”, këngëtarja që ka një urrejtje të shprehur ndaj shqiptarëve, deklaroi se nuk do të harxhojë fjalë për një, siç u shpreh ajo ‘të paditur që nuk i di faktet historike’.

“Krejt çka kam për t’i thënë është: ‘Vogëlushe, rri urtë’”, ka deklaruar Ceca e këngëve folklorike për Duan e suksesshme botërisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu