Conte i xhindosur me Eriksen, Interi e nxjerr në shitje pas vetëm pak muajsh!

0
Gjigandi

Nga një goditje e madhe te një futbollist në shitje! Eriksen u bashkua me Interin në janar, por historia e tij zikaltër mund të mbyllet pas vetëm disa muajsh.

Sipas asaj që shkruan SportMediaset, mesfushori danez mund të largohet nga Interi nëse vjen ofertën e duhur: 60 milion euro shuma për të cilën po flasim.

Askush nuk është i pashitshëm, madje as Brozovic dhe Skriniar që mund të përfundojnë në një nga dy klubet në Manchester, me United që mund të vendosë në pjatë kartonin e Sanchez, i cili pëlqehet si nga Conte ashtu edhe drejtuesit zikaltër.

Eriksen u ble 20 milionë euro nga Interi te Tottenham dhe fiton 10 mln euro në sezon. Që kur mbërriti në Milano, danezi ka hasur vështirësi për t’u përshtatur në skemat e Contes.

Në fakt, që në fillim është spekuluar se Konte nuk e ka dashur asnjëherë danezin por drejtuesit e klubit dhe Marotta e kërkuan me ngulm. Conte donte Arturo Vidal.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu