FOTO/ S’duan t’ia dinë për policinë! Banda në Spanjë zbarkon në breg të detit thasët me marihuanë

0
Gjigandi

Pushuesit e një plazhi në Spanjë janë tronditur së tepërmi, kur një bandë zbarkoi thasët me marihuanë në breg të detit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Benamara. Banda pasi zbarkoi thasët me marihuanë, u largua nga vendngjarja. Raportohet se policia nuk ka mundur të identifikojë pjesëtarët e grupit dhe nuk ka bërë asnjë arrestim.
Dëshmitarët, kanë thënë se një pjesëtar i bandës i ka kërcënuar se do t’i vriste nëse ata do të lajmëronin policinë.
“Na kërcënoi. Na tha se do të na vriste nëse do të lajmëronim policinë. Nuk e di, më duket e pabesueshme se si bandat bëjnë veprime të tilla në dritë të diellit, u shpreh një dëshmitar.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu