Çka saktësisht është tradhtia, dhe a e perceptojnë tradhtinë në mënyrë të njëjtë meshkujt dhe femrat – janë disa nga pyetjet me të cilat kohë më parë është marrë një hulumtim amerikan.
Disa portale amerikane për kontakte online kanë bërë një hulumtim me rreth tre mijë beqarë nga mosha 18 deri në 60 vjeç.
Ç’do të thotë saktësisht tradhtia për meshkujt dhe femrat?
Studimi ka zbuluar që 100 për qind e femrave të intervistuarave puthjen e partnerit me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërsa po ashtu mendojnë edhe 86 për qind e meshkujve. 77 për qind e femrave edhe lidhjen emocionale me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërkaq 55 për qind e meshkujve mendojnë kështu.
Gjithashtu rreth 80 për qind e femrave dhe 56 për qind e meshkujve dërgimi i porosive SMS apo flirtin online e konsiderojnë tradhti.
Me gjithë dallimet në perceptimin e tradhtisë, dy të tretat e të intervistuarve kanë hezituar të kurorëzohen me personin i cili i ka tradhtuar. Vetëm 4 për qind e tyre thotë se përfundimisht do të martoheshin me personin i cili i ka tradhtuar.
“Disa njerëz më lehtë falin e disa jo. Megjithatë fjala është për çështje serioze të cilën duhet përballuar dhe e cila mund të paraqesë problem goxha të madh ndërmjet partnerëve. Nëse përballohet, çifti do të krijojë lidhje edhe më të fuqishme”, thonë ekspertët.