Paulo Dybala dhe Juventus mesa duket kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontrate të re.
“Tuttusport” raporton se firma pritet të hidhet në fund të sezonit ose në ditët e para të gushtit.
Këtë fakt e pranoi dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici përpara sfidës kundër Atalanta: “Jemi duke folur në vazhdimësi me përfaqësuesit e tij.
Është një lojtar i rëndësishëm, kemi bërë një investim të madh kur erdhi në Torino. Kemi pasur gjithnjë besim tek ai, i kemi dhënë edhe fanellën me numër dhjetë që ka një simbolikë të veçantë. Jemi të sigurt se ai do të jetë e ardhmja e Juves”, u shpreh drejtori sportiv.
Argjentinasi do të përfitojë 10 milion euro në sezon por me një formulë e cila parashikon rritje pas çdo sezoni. Kjo kontratë pritet ta shndërrojë Dybalan në liderin më të rëndësishëm të grupit, pse jo dhe kapiten.