Cila është më e reja për Dybalan? 

0
Gjigandi

Paulo Dybala dhe Juventus mesa duket kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontrate të re.

“Tuttusport” raporton se firma pritet të hidhet në fund të sezonit ose në ditët e para të gushtit.

Këtë fakt e pranoi dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici përpara sfidës kundër Atalanta: “Jemi duke folur në vazhdimësi me përfaqësuesit e tij.

Është një lojtar i rëndësishëm, kemi bërë një investim të madh kur erdhi në Torino. Kemi pasur gjithnjë besim tek ai, i kemi dhënë edhe fanellën me numër dhjetë që ka një simbolikë të veçantë. Jemi të sigurt se ai do të jetë e ardhmja e Juves”, u shpreh drejtori sportiv.

Argjentinasi do të përfitojë 10 milion euro në sezon por me një formulë e cila parashikon rritje pas çdo sezoni. Kjo kontratë pritet ta shndërrojë Dybalan në liderin më të rëndësishëm të grupit, pse jo dhe kapiten.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu