Home VIP Chrissy Teigen zbulon rezultatet e operacionit për heqjen e implantit të gjirit

Chrissy Teigen zbulon rezultatet e operacionit për heqjen e implantit të gjirit

0

Chrissy ua tregon fansave rezultatet e operimit.

Chrissy Teigen tregoi rezultatet e operacionit të saj të fundit për heqjen e implantit të gjirit në një video, të enjten, shkruan DailyMail.

Për t’ua larguar shqetësimet e 30.4 milionë ndjekësve të saj në Instagram, supermodelja 34-vjeçare zbuloi se shërimi i saj po shkon shumë mirë dhe tregoi gjoksin pas operimit.

Në përgjigje të një fluksi të madh pyetjesh rreth procedurës së saj dhe sesi po rekuperohet, nëna e dy fëmijëve pranoi heshtjen në rrjete sociale dhe zbuloi se po shijonte kohën me fëmijët e saj.

“Ne jemi duke u argëtuar aq shumë në shtëpi, po shijojmë çajin dhe përgatitjen e kekëve,” tha ajo në InstStory.

Në një video tjetër, ajo e tërhoqi bluzën lart dhe tregoi gjoksin pas operimit.

“Ndihem mirë, kështu që mos u shqetësoni për mua. Dhe ky është gjiri im i ri. Yay!”, tha ajo me shaka, ndërsa filmonte veten.

Chrissy ishte vetëm 20 vjeçe kur ajo fillimisht i hyri briskut për të përmirësuar madhësinë e gjirit të saj.

“Unë e bëra gjirin kur isha rreth 20 vjeçe,” tha ajo më parë për Glamour UK, duke shtuar se dëshironte që gjiri t’i dukej bukur kur pozon në bikini.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here