Mark Zuckerberg është një nga njerëzit më të njohur në botë dhe ajo çfarë ka arritur në moshë fare të re, është gati-gati e pabesueshme.
Miliarda përdorues ndodhen në rrjetet e tij sociale, që nga Facebook e deri te Instagrami.
Por pavarësisht pushtetit dhe parave që zotëron, Zuckerberg është një prej njerëzve më të thjeshtë në botë.
Babai i dy fëmijëve dhe njeriu që “kontrollon botën” dhuron miliarda dollarë për bamirësi dhe kërkime mjekësore.
Ajo që vlen të theksohet është jeta e thjeshtë që ai bën, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm për mbarë botën.