Canizares kundër Guardiola-s: Më bën të ndihem keq, nuk e di kush ia drejton trurin

0
Gjigandi

Santiago Canizares, ish-portier historik i kombëtares së Spanjës, ka sulmuar ish-shokun e tij të skuadrës te  Furitë e Kuqe, Pep Guardiola-n.

“Kam humbur çdo kontakt me të. Kemi një chat ne që kemi luajtur bashkë në 1992-shin dhe ai është i vetmi që mungon”, ka thënë ish-portieri i Velancia-s.

“Nuk po e kritikoj dhe ndoshta është shumë i stresuar. Mendimet e tij politike? Kur flet për Spanjën ndihem keq. Kemi qenë bashkë në kombëtare dhe kemi qarë bashkë kur u eliminuam në SHBA nga Italia”.

“Nuk e di kur e ka ndryshuar trurin. Më parë mund të diskutonim për politikë dhe mund të bënim edhe shaka. Nuk e di kush e drejton trurin e tij kur flet për politikë, nuk kuptoj”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu