Bruno Guimaraes, lojtari i Brazilit që ishte gati të hiqte dorë nga futbolli

0
Gjigandi

Bruno Guimaraes po shqyrtonte transferimin në Evropë, ai nuk kishte mundësi të pakta. Benfica, Arsenali dhe Atletico Madridi e donin me çdo kusht, por Lyoni kishte një “as nën mëngë”: Juninho Pernambucanon.

Para se të transferohej në Francë, ku ai fitoi shtatë tituj të Ligue 1 si lojtar, Juninho kishte ngritur dy tituj kampioni të Brazilit dhe një Copa Libertadores me skuadrën e Vasco da Gamas. Familja Guimaraes është një mbështetëse fanatike e Vascos, dhe kur Juninho mori telefonin dhe i tha Guimaraesit se ai dëshironte ta bënte atë “mesfushori më i mirë në botë”, destinacioni i tij u vulos.

Kështu që, në janar të këtij viti ai iu bashkua Lyonit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. “Juninho foli me babanë tim, me nënën time dhe me mua. Unë besoj në fjalët e tij dhe besoj se mund të jem një nga më të mirët“, thotë Guimaraes përmes video-lidhjes nga shtëpia e tij në Francë. “Juninho është një person i shkëlqyeshëm, i cili fitoi shumë tituj këtu në Lyon. Ai ishte jashtëzakonisht i sinqertë me mua dhe prindërit e mi. Ishte një zgjedhje e vështirë, por ata na thanë saktësisht se çfarë donin“. 22-vjeçari është përshtatur shumë mirë me ambientin e tij të ri.

Ai fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes në tri paraqitjet e para me Lyonin, përfshirë këtu edhe shfaqjen e tij mbresëlënëse në fitoren 1:0 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të fazës së nokautit të Ligës së Kampionëve.

Edhe gjuha nuk është dëshmuar si një çështje shumë e madhe për Brunon. Disa nga shokët e tij të skuadrës kanë përkthyer udhëzimet e menaxherëve dhe të tjerët e kanë ndihmuar atë së bashku duke treguar dhe sinjalizuar. Klubi ka siguruar një përkthyes dhe ai ka mësime çdo ditë në Skype me një mësues nga Brazili.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu