Prishtina dhe Gjilani kërkojnë fitore

0
Gjigandi

Fitorja e Dritës ndaj Ferizajt në sfidën që hapi javën e 25-të të Ipko Superligës së Kosovës ka shtuar ndjeshëm oreksin e skuadrave ndjekëse që kurrësesi nuk mund të gabojnë.

Raundi i 25-të vijon këtë të shtunë me 3 takime shumë interesante. Në orën 17:00 do të jetë radha e Gjilanit të Gentian Mezanit skuadrës që për momentin pozicionohet në vendin e 4-t por është ende në garë për titullin për t’iu kundërpërgjigjur Dritës. Sfidë e lehtë në letër për “skifterat” që presin në shtëpi Vushtirnë që vetëm matematika e mban ende në elitë.

Po në orën 17:00 një sfidë me plot rivalitet pritet të jetë ajo mes Drenicës dhe Flamurtarit me vendasit që do të tentojnë suksesin e radhës për të mos rrezikuar qëndrimin.

Në orën 19:00 në Fadil Vokrri, Prishtina pritet të ketë formalitetin e radhës teksa pret skuadrën e vendit të fundit Dukagjinin, sfidë në të cilën kryeqytetasit do të tentojnë një fitore me goleadë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu