Blero e ka paralajmëruar këngën e re.
Këngëtari Blero që nga fillimet e para të karrierës ka qenë i komentuar në media.
Suksesi në muzikë, e më pas jeta private. Ndarja me Teuta Krasniqin, lidhja e martesa me Afrona Dikën ishin vetëm disa nga arsyet.
Së fundmi është komentuar për ribashkimin me Afronën pasi i kishte ‘ndarë’ pandemia pasi nuk e kishin mundësinë të udhëtonin për tu takuar.
Dyshja i kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar e tani Blero i është kthyer punës dhe po sjell projektin e tij më të ri muzikor.
“Sa t’kom dasht”, mban titullin ky projekt për të cilin këngëtari nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë apo datën e saktë të publikimit.