Bjellorusi/ KQZ ndalon Babarikon të garojë për President, Lukashenko i sigurt drejt fitores

0
Gjigandi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi nuk pranoi të regjistroi në zgjedhjet presidenciale Viktor Babariko kundërshtarin kryesor të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Babariko është ish drejtuesi i bordit Gazprom i cili dha dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet presidenciale,kryetari i KQZ Lydia Yermoshina, tha që pas miratimit, se kandidatët përvec të tjerave, do të marrin parasysh edhe legjitimitetin e të ardhurave.

Sipas Komitetit të Kontrollit të Shtetit, Babariko mori ndihmë financiare nga jashtë. Siç vuri në dukje kreu i KQZ-së, Belgazprombank është më shumë se 99% në pronësi të dy aksionarëve – Gazprom dhe Gazprombank, domethënë “është pothuajse tërësisht një ndërmarrje e huaj”.

Pas mbledhjes, KQZ miratoi pesë kandidatë për postin e shefit të republikës:

Anna Kanopatsk, ish-deputete e dhomës së ulët të parlamentit ;

RonaTyra

Bashkëkryetari i Shoqatës Publike Tregojeni të Vërtetën Andrei Dmitriev ;

Kryetari i Partisë Social Demokratike Bjelloruse “Hramada” Sergei Cherechnya;

Svetlana Tikhanovsk e papunë.

Presidenti aktual Aleksandër Lukashenko.

Përveç Babariko Valeriy Tsepkalo ish-kreu i administratës së Parkut të Lartë të Teknologjisë, nuk pranoi të regjistrohej (ai do të apelojë këtë vendim në gjykatë).

Zgjedhjet janë caktuar për në 9 gusht

Babariko është arrestuar në qershor së bashku me djalin e tij dhe po mbahet në ambientet e paraburgimit nga KGB si i lidhur me një grup kriminal i cili tërhiqte para nëpërmjet kësaj kompanie. Të arrestuar janë 20 persona në total në çështjen e Belgazprombank.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu